Goditi me vezë Belerin, procedohet 61-vjeçari
Një 61-vjeçar i cili goditi me vezë dhe kos, eurodpeutetin Fredi Beleri para kryesisë së Kuvendit është proceduar sot në gjendje të lirë. Ndaj tij rëndon akuza e kanosjes dhe prishjes së qetësisë publike. ”Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. N., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 84 dhe 274 të Kodit Penal. Ky shtetas, ditën e djeshme, përpara Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, dyshohet se ka goditur me produkte ushqimore shtetasin F.B, me detyrë eurodeputet”, njofton Policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.