Goditi punonjësen e një kompanie ajrore, arrestohet 42-vjeçarja në Rinas
Aktualitet E Diel, 18 Korrik 2021 21:06
Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar në flagrancë një 42-vjeçare, e cila akuzohet se ka goditur për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore në aeroportin e Rinasit.
Policia bën të ditur se ka vënë në pranga shtetasen me iniciale Sh. K. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka nisur pasi 42-vjeçares i është ndaluar të udhëtojë për shkaqe që nuk vareshin nga punonjësja.
KOHA JONË SONDAZH

