Goditi punonjësit e policisë, pranga 27-vjeçarit

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia në Kurbin pasi ka kundërshtuar, goditur dhe kanosur punonjësit e Policisë së Rendit Publik gjatë ushtrimit të detyrës.

Për 27- vjeçarin Gjykata e Apelit Tiranë ,në tetor 2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Njoftim/ Kurbin, Lezhë

Bie në pranga një shtetas në kërkim për vepren penale “Kundërshtim, goditje dhe kanosje për shkak të detyrës”

Policia e Kurbinit, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale, mbi bazën e informacionit të siguruar në rrugë operative për vendodhjen e një shtetasi në kërkim, menjëherë kanë organizuar punën, ku u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit B.K.,27 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.

Për këtë shtetas,Gjykata e Apelit Tiranë ,në tetor 2019, me vendim nr 774, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi me datë 10.09.2019, shtetasi B.K., ka kundërshtuar ,goditur dhe kanosur punonjësit e Policisë së Rendit Publik gjatë ushtrimit të detyrës.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP