Goditi Sali Berishën në protestë, lihet në burg Gerti Shehu
Gjykata e Apelit ka rrëzuar ankimimin e 32-vjeçarit Gert Shehu, i cili goditi me grusht kreun e PD Sali Berisha gjatë protestës së opozitës më 6 dhjetor, duke e lenë atë në burg.
Togat e zeza hodhën poshtë kërkesën e avokatëve për shtriminm e tij në psikiatri ose vendosjen e masës “arrest shtëpie”.
Sipas tyre, ai vuan nga çrregullime mendore dhe kërkuan shtrim të përkohshëm në një institucion psikiatrik, ose lënien në arrest shtëpie.
Përfaqësuesit ligjorë të 32-vjeçarit thanë për gazetaren Klodina Lala se po mblidhin të dhëna të reja për të vërtetuar pretendimet e tyre për gjendjen e shëndetësore të Gerti Shehut.
KOHA JONË SONDAZH

