Goditja b@rbare ndaj Kleas/ Antonela poston në rrjete sociale, Policia thotë se ”do ta arrestojmë”
Klea Prenga, tregoi me foto të rënda sesi u dhunua barbarisht nga dy motrat, Antonela dhe Mariela Berisha duke i shkaktuar plagë të rënda në fytyrë. ”Policia është angazhuar për kapjen e personave. Shumë shpejt do të keni njoftimin për kapjen e tyre”, tha kreu i policisë, Muhamet Rrumbullaku këtë të mërkurë.
Dosja e dhunimit të Klea Prengës tashmë është në duart e Prokurorisë së Tiranës. Antonela Berishaj nuk ka hequr dorë së publikuari foto në llogarinë e saj të biznesit në Instagram. Edhe ditën e djeshme, ajo ka publikuar në llogarinë e saj të biznesit në Instagram disa foto.
Kjo ngjarje tregon edhe njëherë tjetër për gocat e ”Luxury Life Style”. Femra që shiten, meshkuj që blejnë. Jemi bërë një shoqëri e një tregu të gjësë së gjallë, ku çdo mish ka një çmim, dhe blihet me çdo kusht, pa parë se kë, dhe se çfarë. Kush çmimi më me vlerë në jetë? Është një trup i shëndetëshëm tek një mendje me logjikë dhe norma, pasi çdo qarkullim në këtë jetë e ka një limit.
Joshja është arma më e frikshme për dikë që është i dobët dhe preh e një kafshe që kërkon ushqim të njomë dhe paguan për të. Bukuria e fytyrës është thithëse për dikë që kërkon një femër si manekin në krah. Një grua e bukur është si një bankonat që të tërheq paratë, që të zbras xhepat, por sot më me vlerë është një shpirt i lirë dhe mendime të shëndetshme.