Golem/Dhjetë objekte prishen nga IKM, pronarët: Po kaloi mbi trupat…
Dhjetë objekte shërbimesh janë prishur sot në plazhin e Golemit, për shkak të ndërtimit të tyr enë zonën e mbrojtur të rërës, me dokumentacione të dyshimta.
Pronarët kanë tentuar të bëjnë rezistencë që të mos lejojnë shembjen e godinave. Disa prej tyre kanë dalë përpara fadromave për të mos lejuar.
“Vetëm po kaluan mbi trupat tanë mund të shembni pronat tona”. Ata pretendojnë se kanë leje nga bashkia dhe institucionet e tjera për të ushtruar aktivitetin e tyre, ndërsa akuzojnë se nuk u është lënë afat.
Në një reagim të saj IKM thotë se “këto janë objekte të ngritura në brezin e rërës brenda fushës së mbrojtur. IKM ka bërë thirrje q ëndërtuesit të mos ndërmerrni iniciativa antiligjore.
Ka dokumentacione të dyshimta te dhëna nga zyrtaret e bashkisë dhe ministrisë, do verifikohen. Këta zyrtare do të mbajnë përgjegjësi ligjore qe kane lëshuar këto dokumentacione”
KOHA JONË SONDAZH

