Golemi nën plehra, turistët të zhgënjyer

Banorët e zonës së Golemit vijojnë që të jenë të shqetëuar për mbetjet urbane që kanë pushtuar vendin. Të alarmuar ata shprehen se plehrat qëndrojnë me ditë aty, duke rrezikuar kështu shëndetin e fëmijëve të tyre.

Vendasit shprehen të indinjuar se makinat e pastrimit të mbetjeve shkojnë vetëm 1 herë në javë, duke e lënë vendin të kthehet në pirg plehrash.

Ndërsa pushuesit pohojnë se rreziku i infektimit dhe aromat e pakëndshme, të cilat shkaktohen nga mbeturinat përbëjnë një problem tepër shqetësues në mbarëvajtjen e pushimeve të tyre.

SHKARKO APP