Gomonia me 1 ton kanabis në Itali, Berisha: Ja kush e nisi nga Vlora

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar aksionin e fundit të Guardia di Financas në Salento, ku janë kapur 1 ton kanabis i nisur me një gomone nga Vlora.

Në pranga janë vënë dy skafistë vlonjatë. Sipas ish-kryeministrit Berisha ishte edhe Xhafa i drogës.

“Në ceremoninë e nisjes merrte pjesë Forca e Krimit dhe vetë Xhafa i drogës!”, shkruan në faqen e tij në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Swiss Digital Mobile Reklama

Narkoqeveria Rama, eksportues i parë i krimit në Europë!

Autoritetet Italiane kapin një ton drogë të freskët të nisur nga Vlora!

Në ceremoninë e nisjes merrte pjesë Forca e Krimit dhe vetë Xhafa i drogës!

Shikoni foton e drogës të kapur në Bregun tjetër të Adriatikut dhe lexoni shkrimin e mediave. sb

“Kapet gomonia me 1 ton kanabis nga Shqipëria

Nje gomone me 1 ton kanabis sativa eshte kapur ne Itali. Sic shkruajne mediat fqinje, ne pranga jane vene 3 skafiste.

Kete here trafikantet kane udhetuar ne mes te dites, duke dashur qe te perzihen me mjetet lundruese.

Por Guardi di Finances nuk i kishte shpetuar gomonia e fuqishme qe udhetonte drejt brigjeve italiane.

Motovedetat kane mundur te bllokojne gomonen pas nje ndjekje te shkurter dhe brenda saj kane gjetur 49 pako me kanabis me peshe totale afersisht 1 ton.

Ne pranga jane vene tre skafistet, M. A., 34 vjeç, A. E., 30 vjeç nga Vlora dhe G. M., 65 vjeç nga La Spezia.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?