”Gongu” në muajin mars, ja çfarë paralajmëron Grida Duma
Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, thotë se politika po i bën gjyqin drejtësisë. Duma u shpreh në ”abc news”, se tagri i të drejtës nuk është në llafollogji. Gjatë bisedës në studio folën për çështjen CEZ të cilën kreu u grupit Paralmetar Socilalist Taulant Balla e cilësoi si dosjen më të errët.
Duma u shpreh gangrena më e madhe e mos zhvillimit të këtij vendi është drejtësia. ”Sot jemi në një ironi të madhe, është një paçavure e politikës. Gangrena më e madhe e mos zhvillimit të këtij vendi është drejtësia. Pse tallesh me shqiptarët, po vazhdon të bëhet një teatër”.
Nga ana tjetër, Duma theksoi se muaji marsi do të jetë një gong i madh sa i përket hapjes së negociatave. ”Disa gjëra lidhen me njëra-tjetrën. Muaji mars do të jetë një gong i madh sa i përket hapjes së negociatave, sa më shumë shtohet dështimi aq më shumë partnerët ndërkombëtare nuk duan që të ndalojë reforma në drejtësi. Policia e Shtetit ka nevojë që të rrisë efiçencën ndaj policëse. Sa realisht po ndiqet paraja për të shkuar të krimi? Pse Edi Rama vendosi ngritjen e kësaj force? Grupet kriminale me të cilat erdhi në pushtet krijuan një kaos. Kjo ngjarje nuk e ka sot gjenezën, por para 7 viteve arriti kulmin”.