Gonxhja: Asfaltohet rruga në lagjen ”Miravec”, i shërben 96 familjeve në bashkinë e Peshkopisë

Mbi 680 banorë përfitojnë nga asfaltimi i rrugës në lagjen Miravec në bashkinë e Peshkopisë. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ishte në fshatin Sohodoll, ku pa nga afër punimet e kryera në rrugën që do t’i shërbejë 96 familjeve.

”Ka qenë një kërkesë e domosdoshme, ka edhe problem të tjera. Në periudhat në vazhdim do të vazhdojmë edhe kanalizimet. Fakti që ka këtë ndjeshmëri fshati, zona, tregon se kjo është një gjë e rëndësishme për ta, që u ka munguar dhe një gjë që ka munguar në zonat rurale”,-u shpreh ministri Gonxhja.

Ministri tha se do të bëhet kujdes edhe për ndriçimin në mënyrë që të ketë rritje të vlerës në këto zona. Gonxhja po ashtu u bëri thirrje përfaqësuesve të komunitetit që të listojnë banesat e njerëzve në nevojë dhe me të ardhura të ulëta, në mënyrë që të përfitojnë sipas ligjit “Për strehimin social” (i ndryshuar).

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?