Gonxhja: Qendra e parë ditore për pensionistët në Bulqizë

Në Bulqizë është inauguruar Qendra e parë Ditore për Pensionistët në këtë qytet, një projekt që i dedikohet posaçërisht komunitetit të moshës së tretë dhe do të ofrojë një sërë shërbimesh.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja thotë se kjo është qendra e parë e këtij lloji në Bulqizë, që i dedikohet posaçërisht komunitetit të moshës së tretë dhe do të ofrojë një sërë shërbimesh.

”Deri më tani, nuk ka ekzistuar asnjë hapësirë e dedikuar për të moshuarit, dhe kjo qendër vjen për të plotësuar këtë nevojë të rëndësishme. Ajo ofron një sërë shërbimesh, përfshirë kontrolle shëndetësore të rregullta nga mjekë dhe infermierë të qendrës shëndetësore të qytetit, kafe dhe ujë falas, një kënd për lexim me libra dhe shtyp ditor, si dhe hapësira për aktivitete të ndryshme ku mund të kalojnë kohën e lirë”,-shkruan Gonxhja.

SHKARKO APP