Goro: Negociatat Greqi-Shqipëri, pas mbylljes së marrëveshjes së Prespës

Negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë kanë mbetur pezull, pasi pala greke për momentin është e përqëndruar në marrëveshjen e Prespës për emrin e Maqedonisë.

Gazetari i Ora News në Greqi Robert Goro, edhe pse me shumë rezerva shprehet se deri në mars të vitit të ardhshëm mund të mos ketë zhvillime sa i përket negociatave me Shqipërinë.

Në një lidhje me skype, gazetari Goro referuar burimeve nga qeveria greke tha se çështja e marrëveshjes me Maqedoninë do të rivijë në skenë në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Robert Goro: Pra mund të bëjmë një parashikim të riskuar. Ndoshta deri në mars të vitit të ardhshëm mund të mos ketë zhvillime edhe përsa i përket konkludimeve të negociatave me Shqipërinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nisur edhe nga situata politike në Greqi kam përshtypjen se do të mbyllet njëherë çështja e marrëveshjes së Prespës për emrin e Maqedonisë dhe më pas do të dalë në skenë çështja e negociatave dhe mbyllja e marrëveshjes me Shqipërinë. Megjithatë të gjitha këto i them me një rezervë të madhe sepse nuk i dihet se çfarë mund të kenë ndërmend dy ministrat dhe shefat e tyre.

Goro tha gjithashtu se në Greqi po flitet se ministri Jashtëm Nikos Kotzias do të takohet me homologun shqiptar Ditmir Bushati në Nju Jork.

Robert Goro: Është njoftuar që ministri i Jashtëm grek do të zhvillojë një takim në Nju Jork në Asamblenë e Kombëve të Bashkuara me homologun e tij Ditmir Bushati. Janë takime që zhvillohen shpesh, por rrallë herë këto takime përfshihen në programin zyrtar të njërit apo tjetrit ministër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?