”Goro një kukull”, Fredi Beleri reagon nga qelia: Përshëndes hapat e Ramës drejt realitetit!

Nga qelia Fredi Beleri ka reaguar pas dorëheqjes së Jorgo Goros nga Bashkia e Himarës. Ai thotë se Rama hodhi dy hapa shumë të rëndësishëm drejt realitetit.

Sipas tij, kryeministri 7 muaj pas zgjedhjeve mësoi se qytetarët e Himarës e zgjodhën atë për kryetar komune dhe së dyti e dërguan në shtëpi kryetarin e mëparshëm që ishte i zgjedhuri i tij.

”I mirëpres hapat e rëndësishëm të z. Rama drejt realitetit. Megjithatë, në raport me çfarë duhet të bëjë në mënyrë imediate, ky është vetëm një gjysëm hapi. Jam informuar se kryeministri po kërkon personalisht të vendos dikë si kryetar bashkie tranzitor. Madje, në postimin e tij ai u shpreh se do të ndjekë “praktikat më të mira evropiane””.

Deklarata e plotë e Fredi Belerit

Edi Rama kërkon kryetar bashkie! Kryeministri shqiptar Edi Rama, në një postim të tij në rrjetin X (ish Twiter) më 22 dhjetor 2023, hodhi dy hapa shumë të rëndësishëm drejt realitetit. Shtatë muaj pas zgjedhjeve vendore ai kuptoi se qytetarët e Himarës 1) më zgjodhën mua si kryetar bashkie dhe 2) dërguan në shtëpi ish kryetarin, i cili ishte zgjedhje personale e kryeministrit.

Menjëherë pas njoftimit të z. Rama, njeriu që qëndroi për shumë muaj si kryetar bashkie në shkelje të të gjitha standardeve demokratike botërore, nxitoi të jepte “dorëheqjen”. Realisht nuk u “dorëhoq” por braktisi postin të cilin e kishte humbur prej kohësh. Gjithsesi, ai veç një marionetë ishte.

I mirëpres hapat e rëndësishëm të z. Rama drejt realitetit. Megjithatë, në raport me çfarë duhet të bëjë në mënyrë imediate, ky është vetëm një gjysëm hapi. Jam informuar se kryeministri po kërkon personalisht të vendos dikë si kryetar bashkie tranzitor. Madje, në postimin e tij ai u shpreh se do të ndjekë “praktikat më të mira evropiane”. Po e ndihmoj edhe unë në këtë kërkim të tij duke nënvizuar se:

Çdokush që do të marrë përkohësisht postin e kryetarit të bashkisë deri në lirimin tim nga burgu dhe kryerjen e betimit, duhet medoemos të jetë njëri prej këshilltarëve bashkiakë, pjesë e kualicionit zgjedhor fitues të zgjedhjeve vendore të majit 2023. Ky person kurrsesi nuk mund të jetë dikush që nuk ka asnjë lidhje me votën e popullit të Himarës dhe aq më shumë nuk mund të jetë nga një zonë tjetër që nuk i përket Bashkisë Himarë. Këtë thonë “praktikat më të mira evropiane”. Çdo përpjekje e z. Rama për të “mbjellë” një njeri të tij, larg interesave dhe zgjedhjeve të popullit të Himarës, vjen në kundërshtim me parimet demokratike dhe është rrënjësisht e gabuar.

Fredi Dhioniosios Beleri. PS: Shtatë ditë pas rrëzimit të kërkesës sime për leje të posaçme, Edi Rama, në rolin e zëdhënësit të Gjykatës, publikoi vendimin e gjykatës. Unë dhe avokatët e mi, nëntë ditë më mbrapa akoma nuk e kemi marrë këtë vendim. Si e gjeti z. Rama vendimin në një kohë ku ai nuk është palë në gjykim? Shkoi gjyqtari “i paanshëm” tek z. Rama dhe i dha vendimin?

SHKARKO APP