Goxhaj: Po instalohet diktatura. Zjarri në çatinë e secilit prej nesh, nuk është te komshiu
Duke ngritur alarmin për instalimin e diktaturës, avokati Altin Goxhaj thotë se duhet solidaritet kundrejt padrejtësive të shtetit ndaj cilitdo.
Ndërsa sjell në vëmendje një shprehje të famshme të një prifti gjerman, Goxhaj thotë se zjarri tashmë është në çatinë e scilit prej nesh, jo te komshiu.
Goxhaj: Duhet solidaritet kundër diktaturës, sot i ndodh të parit, nesër të dytit.Në këtë moment është koncepti gjerman i priftit të famshëm që thotë: Kur erdhën dhe morën hebrenjtë unë nuk fola se nuk isha hebre, kur erdhën dhe morën komunistët prapë nuk fola se nuk isha komunist, kur erdhën dhe morën dhe gazetarët nuk fola se nuk isha gazetar, por kur erdhën dhe më morën mua nuk kishte kush të bërtiste sepse i kishin marrë të gjithë. Kjo është ajo që po ndodh në Shqipëri, zjarri është në çatinë e secilit, nuk është më te komshiu.
Në intervistën për Rtv Ora, Goxhaj thotë se sulmi politik ndaj Rtv Ora dhe Ora News është një “Begeti 2”.
Sipas tij, e gjithë procedura e ndjekur për sekuestrimin e tyre është antiligjore dhe si e tillë do të prapësohet.