Gra dhe fëmijë në shi/ Hajdari: Asnjë s’do kalojë

Për shkak të pandemisë së Covid-19, shqiptarët që vijnë nga Greqia në atdhe vijojnë që të jenë një problem për autoritetet, pasi duke qenë se nuk pajisjen me autorizim nga konsullata, dogana jonë në Kapshticë dhe Kakavijë i ka bllokuar duke mos i lejuar që të futen. Sot në Kakavijë nuk u lejuan që të futen 25 emigrantë mes tyre gra dhe fëmijë. Kryeinspektori Shkëlqim Hajdari, lidhur me këtë situatë tha se nëse emigrantët nuk do kenë leje nga konsullata s’do lejohet që të futen në Shqipëri.

“Është kontaktuar konsullata jonë në Janinë dhe çdo shtetas shqiptar që po vjen në kufi duhet të ketë një dokumentacion nga konsullata për tu futur në Shqipëri. Ata që janë në një fshat të largët të Greqisë të rrinë atje derisa të mbarojë kjo luftë. Asnjë qytetar që ka mbërritur deri këtu s’do trajtohet për t’u urdhëruar por do kryen të gjitha procedurat”.

Sot pala shqiptare ka lejuar të hyjnë nga kjo pikë doganore nga Greqia vetëm ata që kanë pasur autorizime nga ministria jone e jashtme (studentë dhe qytetarë me probleme shëndetësore) ndërsa mbi 30 të tjerë kanë mbetur të bllokuar në token neutrale me shpresë për të hyrë në tokën shqiptare.

SHKARKO APP