Gra, fëmijë dhe të moshuar të shtrirë në tokë, 70 shqiptarë presin hapjen e portës në Kakavijë
Rreth 70 persona, mes tyre pleq, gra dhe fëmijë kanë mbetur para portës së doganës shqiptare në Kakavijë.
Për Ora News një qytetar denoncoi se kanë mbetur në qiell të hapur dhe kërkojnë ndihmën e shtetit për tu futur në territorin shqiptar.
Ai thotë se shumica janë familjarë, dhe siç mund të shikoni nga pamjet në video njerëzit janë shtrirë rrugëve, në të ftoftë dhe pa ushqim.
“Prej mëngjesit dhe deri në orën 14:00 na mbajtën në doganën greke ku më pas vulosën pasaportat. Prej atëherë dhe deri tani jemi në portën para doganës shqiptare.Kemi pleq, fëmijë. Keni dy netë që flemë rrugëve. Në sportel dogana thonë është e mbyllur dhe nuk kemi çfarë të bëjmë. Si t’ja bëjmë ne të vazhdojmë dhe të flejmë në të fortë prapë dhe një natë tjetër. Nuk kemi asnjë mbijetësë jashtë territorit shqiptar”.
E ndërsa kryeministri ka deklaruar se kufiri është mbyllur, qytetari ka këtë përgjigje.
“Me çfarë të rri, nuk kam para as për strehim dhe as ushqim. Është kollaj të thuash rri”.