Grabisnin vilat në Tiranë, Gjykata lë në arrest me burg 5 të arrestuarit

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 5 të arrestuarit si pjesë e një grupi të grabitjes së banesave në Sauk dhe Liqeni i Thatë në Tiranë.

Në burg janë lënë Dorjan Lamani (Qirjazi), Klodian Çypi, Halil Topalli, Redian Begaj dhe Dajvid Dosti.

Ata u kapën në flagrancë teksa sapo kishin grabitur një banesë tek kompleksi i vilave pas qendrës tregtare “TEG”, ku morën një shumë të konsiderueshme në euro, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi dyshohet se kontrollohej nga Hektor Qirjazi, i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi, i cili u çonte anëtarëve me ”Google maps” vilat të cilat duhet të vidhnin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?