Grabitën 10 mln euro në aeroportin e Rinasit, sa vite burg kërkon SPAK për Talo Çelën dhe 6 bashkëpunëtorët
Aktualitet E Enjte, 14 Prill 2022 10:59
Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 24 vite burg për Klement Calën dhe me nga 19 vite burg për 7 të pandehurit e tjerë, Eldi Cala, Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Cela, Elton Pikli, Talo Cela dhe Alkond Bengasi.
Ata akuzohen se në bashkëpunim si grup kriminal, grabitën në 9 prill të 2019, rreth 10 milionë euro në aeroportin e Rinasit.