Grabitën bankën me armë lodër, tre adoleshentët lihet në burg

Tre 19-vjeçarët e arrestuar për grabitjen e një  banke të nivelit të dytë, e më shumë se 8 milionë lekëve e kanë e  kanë kryer vjedhjen me një pistoletë lodër. Pas arrestimit, ata edhe pse kanë shprehur pendesë përpara gjykatës, do të jenë të detyruar të qëndrojnë në arrest me burg deri në përfundim të hetimeve. Të papunë dhe pa para ata kishin studiuar mirë terrenin dhe filialin e bankës që do të grabisnin, duke u siguruar që kamerat e vendosura nuk do t’i fiksonin fytyrat e tyre. Përpara gjykatës tre të rinjtë, kanë zbardhur dhe skemën e vjedhjes. Kristi Sulollari kishte ofruar mjetin e tij për të realizuar vjedhjen. Ata u shprehën se janë penduar për krimin dhe se ishin bërë gati të vetë-dorëzoheshin në polici. Sulollari u kap në qendër të Tiranës, në lokalin ku punonte si kamarier, Kristi Kajo në shtëpinë e gjyshes së tij, në rrugën “Irfan Tomini” dhe Rei Cenolli në Voskopojë në shtëpinë e xhaxhait të tij. Grabitja e bankës në rrugën e Kavajës ndodhi më 20 maj, në mes të ditës.

SHKARKO APP