Grabitën bankën në Shijak, arrestohen dy autorët

 

Arrestohen autorët e grabitjes me armë të bankës në Durrës. Policia ka vënë në pranga Ervin Varakën 29 vjeç, banues në Shijak dhe Jonni (Gentjan)Doda 44 vjeç,banues në Elbasan.

Një ditë më parë(më dt.12.06.2015) të dy këta shtetas grabitën nën kërcënimin e armës filialin e një banke në qendër të Shijakut, ku morën rreth 100 000 lekë të reja.

Ndërkohë sipas policisë shtetasi Jonni (Gentjan)Doda është në hetim nga autoritetet greke për të njëjtën vepër penale.

Në cilësinë e provave materiale dy të arrestuarve iu gjetën dhe sekuestruan:

  • Një armë zjarri automatic model 56
  • Automjeti tip Fiat me targa E 6519 KB,
  • motori tip Scuter ,
  • një shumë parash rreth 130 000 lekë të vjetra.

Ndërkaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vjedhja bankave dhe arkave të kursimit” dhe “Armëmbajtje pa leje” në bashkëpunim.

Ora News

SHKARKO APP