Grabitësit e dhunuan dhe i morën 5 milionë lekë, flet kambisti nga Saranda: Në ashensor ishte njëri ndërsa …
Mbrëmjen e sotme një kambist u grabit në Sarandë. 60-vjeçarit me inicialet I. D. i zunë pritë në hyrje të pallatit duke e goditur në momentin që hyri në ashensor, ndërsa i morën 500 mijë lekë të reja.
60-vjeçari u shpreh për ABC jashtë kamerës se në ashensor po e priste njëri nga autorët, ndërsa dy të tjerë ishin jashtë që e sinjalizonin për lëvizjet.
“Në ashensor po më priste një. Kurse thonë që ishin edhe dy veta jashtë, një vajzë dhe një djalë” tha kambisti.
Kambisti pësoi disa fraktura nga goditjet, ndërsa pasi mori ndihmën mjekësore doli nga spitali.
Në vendin e ngjarjes ishte policia që mori provat, por shpresat janë te kamerat e sigurisë së bizneseve nëse kanë arritur që kapin lëvizjet e autorëve edhe pse agresori që e dhunoi dhe grabiti ishte me maskë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:45 në lagjen nr. 4 Kodër të qytetit bregdetar.