Grabitet banka, autori ja mbathi me vrap
Një tentativë për të grabitur një bankë të nivelit të dytë ka ndodhur gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Librazhdit.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se, një person ka thyer xhamin e njërës prej bankave të nivelit të dytë dhe ka hyrë brenda saj.
Ai ka kontrolluar disa dosje, por nuk ka mundur që të gjejë paratë. Në vendin e ngjarjes ka menjëherë pas rënies së alarmit ka mbërritur policia.
Deri më tani janë shoqëruar disa persona që ishin pranë vendit të ngjarjes, por ende nuk ka një autor.
KOHA JONË SONDAZH

