Grabitet dyqani në Përmet, autori merr një shumë parash dhe zhduket
Një grabitje ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Përmet, ndërsa është shpallur në kërkim autori.
Policia sqaron se është grabitur me thyerje dyqani i shtetasit Z. J., ku autori A. P. ka marrë një shumë parash.
“U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.P banues në Përmet. gjatë natës në lagjen “Varrosh”, Përmet dyshohet se ka vjedhur me thyerje në dyqanin e shtetasit Z. J.autori ka vjedhur një shumë parash. Punohet për kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.