Grabitet e moshuara në Pukë, dy persona e lidhin dhe e dhunojnë në banesë
Aktualitet E Enjte, 20 Gusht 2020 08:47
Një grua e moshuar në fshatin Kishagji të Pukës është grabitur nga dy persona.
Mësohet se dy persona kanë hyrë në banesën e 70- vjeçares Mrik Ndojës, e kanë lidhur dhe e kanë goditur. Më pas ata i kanë marrë edhe paratë asaj.
Raportohet se grabitësit ishin të maskuar dhe gjatë natës kanë shqyer derën dhe kanë dhunura dhe i kanë marrë gjithë lekët të moshuarës.