Grabitet exchange në zonën e Kamzës, autorët çanë murin e biznesit ngjitur

Një pikë e këmbimit të parave është grabitur te Ura e Institutit në Kamzë ditën e enjte, ku persona të maskuar arritën të merrnin një shumë të konsiderueshme parash.

Sipas tvklan mësohet se autorët kanë marrë 10 milionë Lekë të vjetra.

Autorët që mendohet se kanë qenë 3 persona, kanë çarë muret e biznesit ngjitur për të depërtuar më pas brenda exchange duke marrë paratë.

Më pas ata u larguan me një makinë tip BMW, që shfaqet edhe në pamjet e kamerave të sigurisë.

Për këtë grabitje nuk ka ende njoftim zyrtar nga Policia e Tiranës.

SHKARKO APP