Grabitet me armë filiali i një institucioni financiar privat në Tiranë! Kërcënohen punonjësit dhe merret një shumë parash

Një pikë e dhënieve të kredive në kryeqytet, filial i Credo, është grabitur paraditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur tek kryqëzimi i Porcelanit në Tiranë, në rrugën ‘Bardhyl’. Mësohet se në filialin e një institucioni financiar privat, Credo.al, është marrë një sasi parash duke kërcënuar punonjësit me armë.

Policia thotë se ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.

Rreth orës 13:40, në rrugën “Bardhyl”, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e armës, ka vjedhur një shumë parash në një filial të dhënies së kredive dhe është larguar me shpejtësi. Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli, si dhe janë shtuar sherbimet ku po behet krehja e zonës. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin e autorëve“, thuhet në njoftimin e policisë.

SHKARKO APP