Grabitet me armë pika e karburantit në Durrës
Aktualitet E Enjte, 15 Prill 2021 12:49
Një pikë karburanti është grabitur gjatë orëve të natës në lagjen numër katër të qytetit të Durrësit.
Sipas policisë vendore, dy persona të maskuar dhe të armatosur, kanë grabitur nën kërcënimin e armëve një sasi prej 12 mijë lekësh të reja.
Grabitësit janë larguar me një motoçikletë pa targa. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe po punon për identifikimin e autorëve.
KOHA JONË SONDAZH

