Grabitet me armë zjarri një karburant në Vlorë-Fier
Një grabitje me armë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku është marrë një shumë e konsiderueshme parash.
Ngjarja ka ndodhur në orën 05:53 të kësaj të premteje në një karburant, në autostradën Vlorë-Fier pranë Novoselës.
Dyshohet se një person i maskuar dhe i armatosur ka shkuar në një karburant në pronësi të shtetasit F.S.
Nën kërcënimin e armës së zjarrit ka marrë disa para dhe është larguar në drejtim të Novoselës.
Mësohet se gjatë grabitjes nuk ka persona të lënduar.
Shërbimet e policisë janë organizuar dhe ndarë në grupe të posaçme dhe janë shpërndarë në terren me qëllim krehjen e zonës dhe kapjen e autorit.
KOHA JONË SONDAZH

