Grabitet në mes të ditës një pikë dhënie kredie në Durrës! Autori i armatosur merr 100 mijë lekë…punonjësi lajmëron policinë 40 min me vonesë

Një pikë dhënie kredie e Kredo.al  në qytetin e Durrësit ka rënë pre e grabitjes mesditën e kësaj të shtune.

Burime bëjnë me dije se një person i maskuar me shall dhe me kapele, me pistoletë në dorë, pasi ka kërcënuar punonjësin ka arritur të marrë një sasi prej 100 mijë lekësh. Ngjarja ka ndodhur rreth orës  14:24,  në lagjen numër 4, pranë busti të “Azem Hajdarit” në një zonë jo shumë të populluar, por edhe me kamera të shumta që mund të ndihmojnë për identifikimin e autorit.

Ajo që bën habi është se punonjësi i pikës së kredisë ka njoftuar policinë pas 40 minutash pasi ndodhi ngjarja.

Grabitja në Durrës, policia jep njoftim zyrtar

Durrës/Informacion paraprak

Në Durrës, në lagjen nr 12,  në një rrugë dytësore, në filialin e  një banke të nivelit të dytë, rreth orës  14:24,  një person  ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e një sendi të ngjashëm me armë zjarri pistoletë ka marrë lekët mbi banak, një shumë rreth 100.000 lekë  dhe është larguar me vrap

Shërbimet e Policisë së Durrësit me marrjen e njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit ku është rrethuar zona në një perimetër të gjerë.

Në  kontroll të zonës është angazhuar edhe FNSH  dhe  forca e posaçme  “Shqiponjat”, ku vijon kontrolli edhe me pika kontrolli në rrugica e rrugë kryesore.

Grupi Hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po vijon punën për administronin e çdo prove që do shërbejnë në identifikimin dhe më pas kapjen e autorit.

SHKARKO APP