Grabitet një argjendari në Tiranë, policia fsheh ngjarjen

Menjëherë pas ndërrimit të viteve në mbrëmjen e 1 janarit duke u gdhirë data 2, një argjendari në katin e parë të një qendre tregtare në autostradën Tiranë-Durrës ka rënë pre e një grabitjeje.

Burime të rezervuara nga uniformat blu thanë për “News 24” se 4 persona të maskuar kanë shkuar pranë kësaj qendre tregëtare, kanë lidhur punonjësit e shoqërisë private të sigurisë dhe kanë hapur derën e argjendarisë ku kanë marrë të gjitha bizhuteritë prej ari dhe gurë të çmuar që tregtoheshin në këtë biznes.

Punonjësit e policisë janë njoftuar më vonë nga rojet e biznesit dhe kanë bërë kqyrjen e vendngjarjes. Si shenjë e prezencës së policisë në vendngjarje kanë mbetur vetëm këto shenime në xham ku janë siguruar disa gjurmë gishtash.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këtë ngjarje materialet janë çuar për ndjekje penale me akuzën e shpërdorimit të detyrës punonjësit e shoqërisë private të sigurisë. Për publikun policia nuk ka dhënë asnjë njoftim. Për datën 2 janar policia e shtetit nuk ka bërë publike informacionet mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit sicc edhe e ka detyrim ligjor për ta kryer.

Swiss Digital Mobile Reklama

News 24 thekson se ka kontaktuar me njërin prej pronarëve të argjendarisë z. Abdulla Frakulli i cili tha se biznesi i tij është grabitur nga 4 persona dhe se ai po angazhohet edhe vete në zbulimin e identitetit të tyre.

Kjo është hera e dytë që ky biznes grabitet.

Në 24 dhjetor të vitit 20 13 nga banda e babagjyshëve e drejtuar nga Ilir Kupa u grabit argjendaria “Gelosia” në një qendër tregtare e cila ishte në pronësi të Ibrahim Çaushit i cili është ortak ne masën 50 % në argjendarinë ku ndodhi grabitja në ditën e parë të janarit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?