Grabitet një bankë në Shijak

 

Një person i armatosur dhe i maskuar arriti të grabisë filialin e një banke në qendër të qytetit të Shijakut. Ngjarja ka ndodhur paradite. Grabitësi, nën kërcënimin e një pistolete, ka arritur të marrë 1 milionë lekë të vjetra nga filiali i Raiffeissen Bank. Policia tha se nuk ka dëme në njerëz. Nga kamerat e sigurisë së bankës hetuesit nuk kanë mundur ta identifikojnë autorin, pasi ai mbante një maskë. Policia tha disa të dhëna përshkruese të tij. Ai është 170 cm i gjatë, mbante veshur pantallona xhins dhe një bluzë ngjyrë të kuqe. Nga vendi i ngjarjes ai është larguar në këmbë.

SHKARKO APP