Grabitet një institucion financiar te Komuna e Parisit
Zyra e një institucioni financiar te Komuna e Parisit në kryeqytet ka rënë pre e grabitjes. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të pasdites së sotme.
“Rreth orës 18:07, në rrugën “Medar Shtylla”, në një zyrë që i përket një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla, një person ende i paidentifikuar dhe i pa armatosur, ka marrë një sasi parash rreth 50 mijë lekë të reja dhe është larguar me vrap” njofton policia.
Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë “Shqiponjat”, Patrulla e Përgjithshme dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.