Grabitet një kazino në Tiranë

Një kazino është grabitur nën kërcënimin e armës në kryeqytet, duke i marrë xhiron ditore. Policia sqaron se grabitja ka ndodhur në rrugën“Medar Shtylla”, në afërsi të lulishtes “1 Maji”. Policia tha se autorët ishin dy persona të maskuar.

“Më datë 15.01.2016, në rrugën ” Medar Shtylla” në afërsi të lulishtes “1 Maji” në një kazino, dy shtetas të maskuar kanë vjedhur një sasi lekës (xhiron ditore) nën kërcënimin e armës së zjarrit.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe po punon për kapjen e personave. Në disa kryqëzime janë ngritur pika kontrolli policor si dhe po behet kqyrja e kamerave per identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

SHKARKO APP