Grabitet pika e lotarisë kombëtare, zbulohet shuma

Një pikë e lotarisë kombëtare në bulevardin kryesor të qytetit është grabitur gjatë natës. Autorët pasi hapën me forcë qepenin, thyen xhamat me sende të forta duke u futur brenda, ndërsa sipas policisë kanë marrë 20.000 lekë. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar autorët e ngjarjes. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë së pikës që u grabit, por edhe të bizneseve të tjera për të shkuar në gjurmët e autorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?