Grabitet Posta në Kamzë! Autori kërcënon punonjësen me armë lodër
Është grabitur një filial i Postës Shqiptare në Kamëz.
Policia njofton se një person me kapuç dhe me pistoletë lodër, është futur në postë dhe i ka marrë sportelistes rreth 1 milionë lekë të vjetra.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 18.04.2022, rreth orës 14:20, në Kamzë, një person ende i paidentifikuar, i maskuar me kapuç dhe mbante një send të dyshuar si pistoletë, është futur në filialin e Postës Shqiptare, ka marrë një shumë parash dhe është larguar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tij.
KOHA JONË SONDAZH

