Grabitet supermarketi në Tiranë, merret kasaforta me para
Grabitet një supermarket në Tiranë, ku tre persona kanë thyer xhamin, për të kryer synimin e tyre.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ende pa zbardhur e premtja.
Më konkretisht grabitja ka ndodhur tek një supermarket tek kryqëzimi i rrugës “Medar Shtylla” me rrugën “Prokop Mima”.
Tre persona ende të paidentifikuar, kanë thyer xhamat e supermarketit dhe kanë marrë kasafortën me para, sende të ndryshme dhe janë larguar me një makinë.
Aktualisht po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve, si dhe po bëhet këqyrja e kamerave të sigurisë.
KOHA JONË SONDAZH

