Grabiti argjendarinë, familjarët e 17-vjeçarit: Ishte larguar prej ditësh nga shtëpia

”Arrest me burg”, është masa që vendosi këtë të dielë Gjykata e Shkallës së Parë e Vlorës, si masë sigurie për Martin Kapllanajn, 17-vjeçari që grabiti me armë argjendarinë në Vlorë pak ditë më parë. Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura. Në fillim të muajit prill, familjarët kanë bërë denoncimin në polici, pasi djali sipas tyre ka qenë i mpleksur në shoqëri të keqe. Ata dyshonin se Martini ishte pjesë e një grupi grabitësish, kryesisht adoleshentë, që drejtohet nga të tjerët. Ai ishte larguar prej ditësh nga shtëpia dhe jetonte me shokët e tij në një banesë në Vlorë.

Po ashtu bëhet me dije se policia i ka sekuestruar atij armën dhe plumbat manovër, ku pas grabitjes terrorizoi qytetarët duke qëlluar disa herë në ajër. Grabitja ndodhi dy ditë më parë në qendër të Vlorë, ku autori u kap pak metra larg argjendarisë, pasi nuk mundi që të shpëtonte duke ikur me vrap. Ai arriti që nën kërcënimin e armës të merrte një sasi të konsiderueshme me bizhuteri, por u kap menjëherë nga policia. Ai qëlloi 2-3 herë me plumba manovër në ajër duke trembur banorët në zonë dhe punonjësit e argjendarisë dhe më pas kreu grabitjen. Pasi kërcënoi pronaren e argjendarisë E.H, dhe një person tjetër që ndodhej aty duke i detyruar të shtriheshin në tokë, mori florinjtë dhe bizhuteritë duke i futur në çantë dhe më pas u largua me vrap, po arratia i zgjati pak.

Pronarja e argjendarisë së grabitur, ishte e pranishme kur ndodhi ngjarja së bashku me një punonjës tjetër. Pas arrestimit të tij, ajo është shprehur e tronditur për mediat duke thënë se nuk arriti ta shikonte autorin në fytyrë pasi ishte me kurriz dhe u detyruar të shtrihej në tokë. ”Nuk e pashë autorin se isha me kurriz, po mbante një çifte në dorë! U shtrim përtokë, nuk mund të flas dot tani”, tha pronarja e argjendarisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pak minuta autori arriti të mbushë një çantë me bizhuteri, me të cilën tentoi të largohet duke qëlluar disa herë në ajër, çka shkaktoi panik në zonën e banuar. Në tentativë për tu larguar, ai ka hedhur armën, të cilën e përdori për grabitjen. Arratia me çantën plot me florinj, zgjati vetëm disa minuta. Kapllanaj ka përfunduar në prangat e efektivëve të policisë që ndodheshin në zonë të angazhuar për sigurimin e qetësisë pranë KZAZ 83.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fillim të prillit rreth datës 7, familjarët kanë bërë denoncimin në polici pasi djali sipas tyre ka qenë i pleksur në shoqëri të keqe. Ata dyshonin se Martini ishte pjesë e një grupi grabitësish kryesisht adoleshentë që drejtohen nga të tjerët. Në policinë e Vlorës, familjarët e Kapllanajt pak ditë para ngjarjes kanë bërë denoncim në polici pasi i mituri ishte larguar prej ditësh nga shtëpia. Adoleshenti jetonte me shokët e tij në banesë në Vlorë ditë para ngjarjes. Shkaku i cili e ka çuar drejtë krimit ka qenë shoqëria e keqe. Sipas burimeve mund të jenë dhe të rinj të tjerë pjesë e një grupi me Kapllanaj të cilët veprojnë me grabitje në qytet. Kapllanaj ka marrë arrest me burg këtë të diel për nenin 140, vjedhje me armë.

Deklarata nga Policia

Vodhi nën kërcënimin e armës së gjahut, një sasi bizhuterish në një argjendari, falë reagimit në kohë të Policisë kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një çantë me bizhuteritë e vjedhura, si dhe arma e gjahut me të cilën kërcënoi pronaren e argjendarisë. Rreth orës 11:05, ka ardhur një telefonatë se në bulevardin “Ismail Qemali”, në argjendarinë në pronësi të shtetases E.H, kishte hyrë një shtetas, i cili dyshohet se në kërcënimin e armës së gjahut, ka vjedhur një sasi bizhuterish dhe është larguar. Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë e mundur që autori i dyshuar, shtetasi M.K, 18-vjeç, të kapej dhe prangosej nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Isa Boletini”. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale bizhuteritë e vjedhura dhe armën e gjahut me të cilën kërcënoi pronaren e argjendarisë. Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?