Grabiti banesën e Çiços, burg për Mihasin
Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër, ka lënë në burg pa afat Erigers Mihasin, i dyshuar për grabitjen e banesës së Elton Çiços katër vjet më parë në qytetin e Tepelenës. Seanca zgjati 10 minuta, ndërkohë që paraprakisht ishin marrë masa nga policia e Gjirokastrës për të ruajtur ambientet brenda dhe jashtë godinës së Gjykatës për të parandaluar ndonjë situatë të pakëndshme.
Vetë Mihasi kishte kërkuar avokat nga kryeqyteti për t’u mbrojtur por në mungesë të tij, iu vendos një avokat nga shteti. Kryesuesi i seancës Pëllumb Vehbi në fillim i dha fjalën akuzës përmes Emror Kasaj prokurorit të çështjes i cili vlerësoi se arrestimi i Mihasit nga policia e Gjirokastrës ishte i ligjshëm dhe kërkoi nga kryesuesi i seancës që të jepte masën “burg pa afat”.
Deri më tani prova e vetme që mban Mihasin pas hekurave, janë shenjat e tij të gishtërinjve në automjetin që u përdor për grabitjen me armë të banesës së Elton Ciços në shtator të 2015. Ndërkohë që Elton Çico u vra një vit më vonë në kryeqytet në një atentat të organizuar nga Jani Aliaj.
KOHA JONË SONDAZH

