Grabiti çiftin në argjendari, policia nis procedimin penal ndaj biondes në Tiranë (Video)
Policia ka referuar materialet në prokurori për shtetases R.K., 44 vjeç, pasi dyshohet se në rrugën “Ibrahim Rrugova” në ambientet e një argjendarie i ka vjedhur çantën 28-vjecarit B.Ç.
Ky i fundit kishte shkruar në argjendari bashkë me partneren e tij për të blerë unazën e fejesës, por 44-vjecarja e ka grabitur në një mënyrë spektakolare.
Njoftimi i policisë:
Më datë 06.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen R.K., vjeçe 44, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Ibrahim Rrugova”, në ambientet e një argjendarie, i ka vjedhur çantën shtetasit B.Ç., vjeç 28, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.
KOHA JONË SONDAZH

