Grabiti një pikë këmbimi valutor, arrestohet autori pas disa orësh arrati

Autori i grabitjes së një pike të këmbimit valutor, mëngjesin e sotëm në zonën e 5 Majit në Tiranë, është arrestuar. Ai ka hyrë në subjekt që ndodhet në një qendër tregtare me pistoletë dhe vodhi një shumë parash, e më pas ai është arratisur.

Njoftimi i plotë

Rreth orës 09:10, në rrugën “5 Maji”, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri (pistoletë), ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore përreth.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe po vijojnë kontrollet me qëllim kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?