Grabiti paratë në Rinas, një tjetër i dënuar dërgohet në regjimin ”41 biss”
Klement Çala është i dënuari i radhës që izolohet në ambientet e regjimit ”41 biss”. Çala është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe opinionin publik pasi ishte pjesë e grupit që grabiti 4.6 milionë euro në Rinas në 2019. Në tetor të vitit 2022, Gjykata e Posaçme dënoi me 122 vite burg 7 të pandehurit e grupit kriminal, ku për Klement Çalën u dha 20 vite burg për megagrabitjen në pistën e Aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, në prill të vitit 2019. ”41 biss” një nga survejimet dhe izolimet më të forta brenda burgjeve që zakonisht kryet për të burgosurit e rrezikshëm.