Grabitja dje në Tiranë, zbardhet shuma e eurove që ju rrëmbye nga dora biznesmenit

Një ditë pas grabitjes që ndodhi në mes të ditës në kryeqytet, zbardhen detaje të reja nga ngjarja. Burime nga policia kanë thënë se janë grabitur 25 mijë euro.

Pre e grabitjes ka rënë 40-vjeçari Adem Spahiu, i cili është menaxher i një firme që merret me industri ushqimore dhe transport internacional.

Ne polici ai ka thënë se 2 personat me motor i ka parë pas makinës se tij kur ka lëvizur në qytet për të shkuar tek banka te Komuna e Parisit, por nuk e ka ditur se po ndiqnin atë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sapo ka parkuar pranë bankës për të depozituar 25 mijë euro që ishin xhiroja e firmës njeri prej personave që ndodhej në motor e ka goditur dhe ja kanë marrë me forcë qesen me euro. Njëri nga grabitësit qëndronte mbi motor nga pas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai nuk ka mundur t’i identifikojë pasi ishin me skafandër dhe doreza. Policia nuk ka ende asnjë të dyshuar. /GSH.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?