Grabitja e 3.8 mln eurove, makina me targa të vjedhura dhe me pronar gjerman që në 2010

 

Makina që u përdor nga grabitësit, Fuoristrada e tipit JEEP Grand CHEROKE, e cila u përdor nga ana e tyre për grabitjen  e 3.8 mln eurove nuk figuronte e regjistruar në asnjë pikë kalimi kufitar.

Gjatë grabitjes 5 grabitësit e armatosur, të cilët morën thasët me para dhe u larguan nga vendi i ngjarjes, në afërsi të Urës së Limuthit e kanë djegur tërësisht atë. Por pas gjetjes se mjetit,Policia thotë se makina për herë të fundit figuron e regjistruar në vitin 2010 në Gjermani, në pronësi të një shtetasi gjerman. Policia nuk ka asnjë informacion, sesi ka përfunduar në Shqipëri dhe kush e ka përdorur mjetin ne vendin tonë. Edhe targat e gjetura në momentin e djegies TR 8801 E, rezultojnë të vjedhura. Pronari i këtyre targave, gjatë marrjes në pyetje ka treguar se targat i janë vjedhur kohë më parë dhe se ai ka bere denoncimin në një nga komisariatet e kryeqytetit.

Grupi hetimor nuk ka arritur të gjeje asnjë kamera sigurie, qe mund të ketë filmuar makinën në lëvizje apo fiksimin e fytyrës së ndonjërit prej 5 grabitësve. Prokurorët thanë se në makinën e blindit ku edhe janë grabitur thasët e mbushura me dollarë amerikanë, kanadezë, Australian dhe paund nuk janë gjetur as edhe ndonjë gjurmë të grabitësve. Kjo tregon se autorët e vjedhjes me armë kanë qenë të kujdesshëm dhe me doreza në duar.  

Nga hetuesit janë ngritur dyshime në lidhje me bashkëpunimin mes grabitësve dhe persona të kompanisë së shoqërimit të parave. Drejtuesi teknik i kompanisë së shoqërimit të parave, nuk kishte dijeni qe vartësit e tij do të kryenin shoqërimin e parave nga banka në drejtimit të Aeroportit të Rinasit, nga ku do të dërgoheshin drejt Austrisë me linjat e rregullta të fluturimit.

Ndërkohe hetimet vazhdojnë për 6 punonjësit e kompanisë private të shoqërimit të parave.

SHKARKO APP