Grabitja e bankës në Koplik, momenti kur polumbarët e RENEA-s gjejnë një nga armët e përdorura (VIDEO)

Policia ka publikuar pamjet kur polumbarët e RENEA-s, gjatë kërkimit në vendin e quajtur “Syri i Sheganit”, degëzim i liqenit të Shkodrës gjejnë një nga armët që autorët përdoren për grabitjen e filialit të BKT-së në Malësi të Madhe, ngjarje e ndodhur tre jave me pare.  Sipas policisë, palombarët kanë gjetur armën në një thellësi prej 30 metrash.

Autorët grabitën një shumë parash nën kërcënimin e armës dhe më pas u arratisën me automjetin e tyre tip Golf. Rrugës autorët kanë vendosur të djegin automjetin e tyre dhe kanë grabitur në rrugë një tjetër makinë për të humbur gjurmët gjatë ndjekjes së policisë. Ndërsa kanë hedhur në ujë kallashnikovët me të cilët kanë kryer grabitjen. Armët janë gjetur sot nga policia.

Në aksionin për arrestimin e këtyre tre personave policia ka gjetur edhe shtëpi bari të ngritur nga të afërmit e këtyre personave. Policia ka ushtruar kontroll në banesën e Albin Shabajt i cili ka lidhje shoqërore me autorët e dyshuar të grabitjes së bankës ku janë gjetur 9 kg kanabis.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pranga janë Albin Shabaj dhe Altin Shabaj, si dhe babai i tyre, Ermir Shabaj. Ndërsa në banesën e Ramiz Nikdukajt, policia ka zbuluar një ambient përshtatur për kultivim të bimëve narkotike nëpërmjet llambave, ku janë sekuestruar 22 kg kanabis.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?