Grabitja e bankës te hipoteka, arrestohen rojet e sigurisë private

Një ditë pas grabitjes së sportelit të një banke të nivelit të dytë, Policia e Tiranës ka arrestuar rojet e shoqërisë provate të sigurisë dhe ka proceduar në gjendje të lirë operatorin e qendrës së kontrollit të SHPSF-së.

Roja i arrestuar është me iniciale F.F. 48 vjeç, ndërsa operatori i proceduar është 61-vjeçari me iniciale R.K.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 14:05 në rrugën “Panorama”, ku një person i armatosur dhe me kapuç grabiti një sasi parash në sportelin e një banke të nivelit të dytë që ndodhet tek Hipoteka. Më pas autori u largua në këmbë në rrugicat e lagjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?