Grabitja e biznesmenëve, fqinjët: Hajdutët duhen varë
Përleshja mes çiftit që bëri rezistencë dhe autorëve që ndodhi në korridorin e katit të dytë të vilës, për fqinjët e familjes Laze, hajdutët duhen dënuar me dënim maksimal.
“Kanë 20 vite këtu, janë familje e mirë, në punë dhe hallin e tyre. Hajdutët duhen varë, shteti nuk duhet të ketë mëshirë në këto raste. E mora vesh kur dëgjova zhurmën, të shtënat. Çifti ka një djalë dhe një vajzë. Kanë biznes, furrë buke”.
Kurse një tjetër banore thotë se “Ata shikonin punën e tyre që kur erdhën këtu. I kemi të afërm nga Korça. Na erdhi shumë keq, se janë edhe prindër. E shoqja ka qenë e sëmurë rëndë. Ai i shkreti të shpëtojë për jetën e tij. Gjithmonë ai që i njeh vjen, ata janë të njohur, që të hyjnë brenda, se i huaji që nuk i njeh nuk hyn brenda”.