Grabitja e blindave me para në Rinas, prokurori pranon: Aleksandër Murataj s’ka qenë pjesë, veprime mbështetëse në… (Audio)
Ndonëse është dënuar me 16 vite burg dhe prej 4 vitesh ndodhet pas hekurave, Aleksandër Murataj nuk akuzohet për grabitjen e blindave me para në rrugën e Rinasit, ngjarje e ndodhur më 9 shkurt 2017, për të cilën vëllai i ndjerë i Aleksandrit, Admir Murataj akuzohet si organizator dhe kreu i grupit kriminal.
Në seancën e sotme, prokurori i çështjes ka pohuar se Aleksandër Murataj ka kryer veprime mbështetëse në largimi ne të pandehurit, por nuk ka qenë pjesë e grabitjes. Audio është vënë në dispozicion nga gruaja e Aleksandër Murataj, Eda Lleshi pas përfundimit të seancës.
AUDIO
Gjyqtarja: Keni përftuar njoftime për aktivitetin e tij përveç se pas ngjarjes dhe përpara ngjarjes?Prokurori: Avokati e ka shumë të qartë dhe në njoftimin e akuzës e kemi sqaruar. Në akuzë nuk është përmendur që Aleksandër Murataj ka qenë pjesë në ngjarje në momentin e goditjes së makinave, mjeteve me të cilat po transportohej. Veprimet janë të sqaruara shumë mirë në njoftimin e akuzës, pra veprime mbështetëse në largimin e të pandehurit. Mos të kaloj në përsëritje çfarë është përmendur në njoftimin e akuzës.
Avokati: Ka qenë apo nuk ka qenë pjesë?
Prokurori: Nuk ka qenë pjesë.