Grabitja e blindit me 3 mln euro, policia pranga 6 policëve privat

 

Arrestohen 6 punonjësit e policisë private.Të dyshuar për veprën penale të  “Shpërdorim të detyrës “

Më datë 03.12.2015, u dërguan materialet hetimore Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pa autorë, për veprën penale të ”Vjedhjes me armë kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 140-25 K.Penal

Gjithashtu u arrestuan në flagrancë punonjësit e SHPSF “Rogat Security 1”, shtetasit:

1- Alban Sharra, 43 vjeç , banues në Tiranë

2- Agron Ademi, 44 vjeç , banues në Tiranë

3- Agron Lloha, i datëlindjes 07.01.1968, banues në Tiranë.

4- Niko Prifti, 38 vjeç , banues në Tiranë

5- Eduard Metollari, 32 vjeç , banues në Tiranë

Këta shtetas kishin si detyrë ruajtjen dhe transportin brenda rregullave, të vlerave monetare.

6- Artan Mane, 45 vjeç , banues në Tiranë,  me detyrë administrator i shoqërisë.
(Neni  248 i K.Penal)

Këta shtetas u arrestuan sepse në Qafë Kashar-Rinas, afër kthesës së Laknasit, 5 persona të armatosur, kanë qëlluar dy herë në ajër me armë zjarri dhe kanë goditur me mjete të forta xhamin e mjetit transportues, ku kanë marrë një sasi lekësh që po transportoheshin nga eksorta e SHPSF ‘’Rogat Security 1’’.

Në afërsi të urës së Limuthit është gjetur tërësisht i djegur mjeti markës ‘’Jeep grand Cheroke’’, me të cilin autorët kishin kryer ngjarjen. Duke marrë nga kjo eskortë një armë zjarri automatik e poseduar prej rojës së SHPSF-së Alban Sharra.

Në vendin e ngjarjes u gjet  me cilesinë e provës materiale dy gëzhoja kalibër 7.65 mm, dy fishekë luftarake model 56, një predhë e dëmtuar, një fenelinë policie, dy leva hekuri.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve

SHKARKO APP