Grabitja e dhunshme në Memaliaj, flet dëshmitari: Si vepruan dy personat e maskuar

Një i afërm i çiftit Mustafai në Memalija ka rrëfyer për Ora News momentet e grabitjes së tyre nga dy persona të maskuar.

Ai tregon se kanë qenë dy persona, njëri qëndroi në makinë dhe tjetri hyri në dyqan.

“Ishin dy grabitës, njëri qëndroi në makinë, tjetri u fut në dyqan, i mori çantën dhe u largua. Më pas nuk dimë gjë. I kanë qëlluar të dy me qytën e pistoletës”, tha i afërmi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai u shpreh se çifti ka një dyqan që shet artikuj të ndryshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

I afërmi rrëfen se kanë qenë banorët që njoftuan ambulancën, e cila dërgoi çiftin në spital.

Edhe pse ata kanë marrë goditje në kokë, gjendja shëndetësore e çiftit të moshuarvë është normalizuar.

Ora News –Dëshmia: Ishin dy grabitës, njëri qëndroi në makinë, tjetri hyri në dyqan

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?