Grabitja e kambistit në Peqin. Dalin detaje, ja sa para i moren maskat

Persona të armatosur kanë grabitur me dhunë një kambist në qytetin e Peqinit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të spitalit. Personat e maskuar kanë hyrë me forcë në banesën e 67 vjeçarit, dhe pasi e kanë dhunuar dhe kanë ushtruar presion ndaj tij, kanë arritur ti marrin një shumë të konsiderueshme parash në valutë të huaj.  Në momentin e grabitjes ka qenë në banesë bashkë me gruan e tij, e cila ka njoftuar menjëherë policinë.

Jashtë kamerave, kambisti L.Toska tregon se ishte me bashkëshorten në gjumë, kur brenda në shtëpi kanë hyrë katër persona të armatosur dhe me maska dhe i kanë kërkuar të hollat.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.00 të mëngjesit. kur maskat kanë hyrë në banesë. Në fillim 67-vjeçari ka bërë rezistencë, por maskat e kanë dhunuar dhe i kanë grabitur me forcë 3 mijë euro dhe 300 mijë lekë që kishte gjendje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas lajmërimit, policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët e grabitjes. Deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar apo të shoqëruar për këtë ngjarje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?